Rreth Shengjergjit

Në lindje të Tiranës, matanë malit të Priskes dhe Malit të Dajtit, që ngrihen si një fortifikim i përjteshëm i natyrës mbi këtë qytet, gjendet një luginë me një bukuri të rrallë natyrore, të cilën nuk prêt qe ta gjesh kaq afer një metropoli.  Një vend i stolisur prej natyrës me kujdesin më të madh. I mbuluar me pyje të harlisur të cilat ndërthuren me livadhet alpine dhe me kreshtat shkembore të maleve, i pasur me burime te shumta ujore, Shengjergji eshte në top listën e pasurive natyrore te Kryeqytetit.

Njerëz punëtorë, bujarë dhe nikoqirë. Bujtni pa asnjë meraki në shtëpitë e tyre, pasi do të mbeteni të kënaqur.

Por çfarë mund të vizitojmë dhe shijojmë tjetër në Shëngjergj? Pasi të keni përjetuar një natë të mrekullueshme në shtëpitë e banorëve, pasi të keni shijuar jetesën në fshat, eksperiencën e punës në kopshte dhe me bagëtitë, Shëngjergji ju pret me bukuritë e natyrës dhe trashëgimisë kulturtore.

Maja e Skrepit në Shengjergj është edhe një tempull i dijes për të gjithë qarkun. Sepse në këtë majë gjenden sot rrenojat e shkollës së parë në gjuhen shqipe në territorin e Tiranës ,e cila u hap ne vitin 1911.

Ujëvara është një mrekulli e natyrës që nuk duhet humbur. Por as mulliri i vjetër që ende bluan grurë e misër si në mesjetë.