Familja Loga

0
770

Një shtëpi tradicionale e zonës, ndërtuar gati një shekull më parë. Me odën e miqve, që siç ruan historinë e ndërtimit ka ruajtur edhe historinë e mikpritjes. Shtëpia akomodon deri në pesë persona. Disponon kuzhinën dhe banjon e kompletuar. Nëse preferoni aventurën e të fjeturit jashtë, në oborrin e shtëpisë mund të ngriti tendën tuaj.

Mysafirët mund të bashkëpunojnë me familjen për të përgatitur darkën. Gjithëçka nga produktet e kopshteve të shtëpisë.

Familja në fermën e saj nga ku prodhon për të gjitha nevojat e saj perime, drithra dhe fruta. Ka lopën dhe tufën e të imtëve, dhi e dele.

Ndaj mund të zgjidhi nëse doni djathin e dhisë, dhallën e qumështit të lopës dhe kosin e deles.

Por mos harroni, rakija është e prodhuar nga rrushi i shtëpisë, i cili rritur në ajrin e frekët, nuk ka nëvojë të spërkatet me kimikate.

Mund të bëheni pejsë e familjes, të “punoni” për të çarë drutë, të kujdeseni për bagëtitë. Përjetoni një eksperiencë të rrallë të të jeturit në fshat, për një ose disa netë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here