Familja Disha

0
5727

Një shtëpi madhështore prej guri është duke përfunduar së ndërtuari. Ndodhur fare pranë qendrës së njësisë administrative, dhe mes bahçeve të gjelbëruara, ajo është një vend i mrekullueshëm për të kaluar një natë e më shumë. Familja ka vend për strehimin e shumë personave, deri në 20. Ka disa dhoma gjumi, kuzhinën dhe banjot e kompletuara.

Mund të vizitoni kopshtet me perime dhe pemë, mund të shikoni mjeljen e lopës dhe përpunimin e qumështit. Mund të shijoni të gjitha prodhimet e stinës, duke i mbledhur vetë e duke i përgatitur. Çdo gjë që do të hani është e prodhuar aty, në kopshtet e shtëpisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here